Kujdesin ndaj gruas në çdo stinë të jetës!
Në klinikën tonë do të gjeni një staf profesionistësh të aftë dhe të përkushtuar, të cilët do t’ju shërbejnë me kompetencë për të gjitha problemet në fushën e obstetrikës, gjinekologjisë dhe infertilitetit. Klinika Gliozheni është e fokusuar në dhënien e ndihmës ndaj shëndetit të gruas gjatë gjithë etapave të jetës së saj.
Stafi i Klinikes është pranë jush, për t’ju keshilluar dhe ndihmuar në problemet e ndryshme shëndetësore të lidhura me sistemin riprodhues, për t’ju dhënë opsionet më të mira lidhur me diagnozën dhe trajtimin e patologjive të ndryshme, duke respektuar zgjedhjet, nevojat dhe preferencat që ju keni.
Misioni i Klinikës është që të ofrojë shërbim të kualitetit të lartë në fushën e obstetrikës, gjinekologjisë dhe riprodhimit human, mbështetur në një profesionalizëm, korrektësi e përkushtim të stafit si dhe në një ambient krejt miqësor për pacientët.
Klinika Gliozheni ofron :⠀ -Analiza Hormonale⠀ -Analiza të ndryshme biokimike⠀ (gjak komplet, urinë komplet, glicemi, azotemi etj)⠀ -Ekzaminime ⠀ (ekografi 4D, Ekografi a
Prof. Dr. Orion Gliozheni “Në pritje të një bebeje” Libri flet për një nga ngjarjet më emocionuese…
Çdo grua, çdo vajzë ka “malin” e saj për të ngjitur. Shumë kërkohet dhe pritet prej tyre dhe e vërteta është që ato mund të arrijnë gjithçka nëse e duan. Ne si Klinikë,
Disa nga përshkrimet e klientëve tanë!
Ne ishim një çift i ri, e kishim menduar gjithmonë se pas martesës do të vinte në jetë fëmija jonë dhe kur shtatzënia nuk po arrihej filluam të shqetësoheshim. Ishte hera e parë që vizitoheshim në një klinikë gjinekologjike dhe duhet të pranoj që ishte e vështirë për mua dhe tim shoq të përballeshim me pamundësinë për të arritur një fëmijë në rrugë natyrale. Prandaj mbështetja që kemi gjetur tek mjekët ka qënë shumë e rëndësishme për ne. Në momentet tona më të vështira, gjatë komunikimit me ta mund të them se kemi gjetur besimin që na mungonte në atë periudhë, besimin se dhe situata jonë e kishte një zgjidhje. Do ju jem gjithmonë mirënjohëse, sot falë tyre bashkë me binjakët tanë ne jemi më në fund një familje e lumtur
MBËSHTETJA KA QËNË SHUMË E RËNDËSISHME PËR NE
Ishte e thjeshtë të punoje me Dr.Orionin dhe Dr.Krestonin, ata ishin gjithmonë të gatshëm për t'ju përgjigjur pyetjeve tona të shumta. Mund të them se i gjithë proçesi, sado i vështirë dhe i gjatë, rezultoi i kënaqshëm. Gjithçka na sqarohej në terma të kuptueshëm. Në fakt kishim provuar më përpara qëndra të tjera infertiliteti jashtë Shqipërisë dhe të themi të drejtën jemi ndjerë më tepër si një numër më shumë në listat e tyre, ndërkohë që tek Klinika Gliozheni kemi ndjerë se vërtet janë interesuar për ne dhe janë kujdesur për të organizuar një plan që i është përshtatur nevojave të mia dhe të gruas sime. Nuk na është thënë thjesht “ok do ta bëjmë këtë proçes” pa na pyetur paraprakisht për situatën dhe problemet tona ndër vite. Këtu bëhet një punë shumë e mirë. Ne ua kemi rekomanduar dhe të afërmve tanë të cilët na kanë bërë që ta përforcojmë mendimin e mirë që kemi për stafin dhe cilësinë e shërbimit.
JEMI ME TË VËRTETË TË KËNAQUR
Kur u përballëm me vështirësinë për të patur një fëmijë dhe pas disa përpjekjeve asnjëra nuk funksionoi u bëmë disi mosbesues. Kur erdhëm tek kjo klinikë na pëlqeu fakti që na e shpjeguan se ku qëndronte problemi jonë qartë dhe pa humbur kohë. Vendosëm që të ndiqeshim këtu sepse na trajtuan mbi të gjitha me seriozitet. Siç e thashë dhe në fillim, ne ishim mosbesues dhe të stresuar por ja që mjekët na bindën për të mos u dorëzuar. Sot falenderojmë ditën që erdhëm në këtë klinikë. Duam një motër ose një vëlla për vogëlushen tonë që së shpejti do të mbushë 3 vjeç dhe jemi të gatshëm ta provojmë sërish metodën e fekondimit in vitro. Nga përvoja jonë mund të them me bindje se kishim të bënim me një ekip të mirë por mbi të gjitha me njerëz të mirë që na shoqëruan hap pas hapi. Pastaj sa për të aftë, unë falë tyre sot i gëzohem vogëlushes time Monika, ajo për mua është dëshmia më e mirë e profesionalizmit të tyre.
FALENDEROJMË DITËN QË ERDHËM NË KËTË KLINIKË