Infertiliteti

Infertiliteti

Infertiliteti përkufizohet si paaftësia për të konceptuar një shtatzëni, pas 1 viti marrëdhëniesh seksuale të rregullta dhe të pambrojtura (pa përdorur masa kontraceptive).

Duhet pasur parasysh që:

>  65% e çifteve konceptojnë brenda 6 muajve
>  80% e çifteve konceptojnë brenda 1 viti
>  85% e çifteve konceptojnë brenda 2 viteve

Infertiliteti ndahet në dy kategori të medha:

>  Infertiliteti primar, kur nuk ka ndodhur asnjë shtatzëni e mëparshme.
>  Infertiliteti sekondar, kur ka qenë e dokumentuar një shtatzëni e mërparshme, qoftë kjo një lindje e gjallë, një abort apo një gravidancë ekstrauterine (barrë jashtë mitrës).

Terma të tjerë që hasen në lidhje me infertilitetin janë:

>  Fekondabiliteti që është përqindja e shansit që ka një grua për të konceptuar në një cikël (18-20%).
> Hypofertiliteti që ka të bëjë me uljen e fekondabilitetit nga një anomali minore e gruas, burrit apo e vetë çiftit.

Shkaqet e infertilitetit janë:

>  Faktori femëror
>  Anovulacioni
>  Faktorët pelvik (legeni i femrës) me patologji të tubave, të mitrës apo endometriozë
>  Mosha
>  SST (Sëmundje Seksualisht të Transmetueshme)
>  Kemioterapia
>  Faktorët gjenetik

Faktori mashkullor

>  Faktorë Pre-testikular (hipogonadizmi hipogonadotrop, obeziteti, duhani e alkooli, faktoreë gjenetik si translokacionet, medikamentozë).
>  Faktorë testikular (anomali anatomike, idiopatike, infeksioze, rrezatimi, gjenetike si sindroma Klienefelter).
>  Faktorë post-testikular (Ejakulacioni retrograde, impotenca, hypospadia e epispadia, dëmtime të duktusit deferens).

Ekzaminimet për meshkujt:

>  Analizë e spermës (Spermograma)
>  Testim hormonal
>  Testim gjenetik
>  Biopsi testikulare

 

Trajtimi për meshkujt:

>  Trajtimi i infeksioneve
>  Trajtimi i problemeve të disfunksionit seksual
>  Trajtim hormonal e medikamentoz
>  Teknologjia e riprodhimit të asistuar

Ekzaminimet për femrat:

>  Test ovulacioni (nivel hormonal femëror)
>  Histerosalpingografi (radiologji e aparatit gjenital femëror)
>  Testi i rezervës ovariale
>  Testime hormonale
>  Testime nëpërmjet imazherisë

 

Trajtimi për femrat:

>  Stimulim i ovulacionit nëpërmjet terapisë medikamentoze
>  IUI (inseminimi intrauterine)
>  Kirurgjia e trajtimit të problemeve mekanike (polipe uterine, anomaly kongenitale uterine, etj)
>  Teknologjia e riprodhimit të asistuar (FIV- Fertilizimi In Vitro)
>  ICSI (Intracytoplasmic Sperm Injection)
>  Hatching i asistuar
>  Donacion i ovocitit apo spermatozoidit

Kur duhet të konsultoheni me klinikën tonë:

>  Kur jeni munduar të konceptoni për 6 muaj ose më shumë
>  Jeni mbi 40 vjeç
>  Kur keni çrregullime të ciklit apo nuk keni perioda fare
>  Keni probleme të njohura të infertilitetit
>  Jeni diagnostikuar me endometrioze apo me Semundje Inflamatore Pelvike
>  Keni bere me shume se 1 abort
>  Keni bere trajtim kemioterapeutik/hormonal/radioterapeutik
>  Keni probleme me spermën
>  Keni probleme anatomike testikulare
>  Keni bërë vazektomi të mëparshme
>  Keni bërë ndërhyrje inguinale apo skrotale
>  Testikuj të vegjel, ulje e libidos apo disfunksion seksual
>  Keni dëshire të informoheni mbi fertilitetin tuaj.

Rezervo