Obstetrikë
- /
- Obstetrikë
Klinika "Gliozheni"
Obstetrika është arti i të mbajturit jetën në duar!
Gjatë shtatzënisë tuaj ndodhin ndryshime fizike dhe psikologjike, që lidhen me gjendjen e re të organizmit, me stresin, përgjegjësinë dhe ankthin për beben që do të lindë. Ekipi i klinikës tonë do t’ju sqarojë me kompetencë për çdo pyetje apo paqartësi që keni dhe do t’ju ofrojë një mbështetje profesionale për çdo nevojë tuajën, në mënyrë që shtatzënia (qoftë kjo normale apo patologjike) të kalojë sa më mirë të jetë e mundur.
Në këtë kuadër klinika Gliozheni ofron:
Ndjekje të shtatzënisë.
Një proces i rëndësishëm dhe i strukturuar që ka për qëllim të sigurojë shëndetin dhe mirëqenien e nënës dhe fetusit gjatë gjithë periudhës së shtatzënisë.
Ekografi obstetrikal.
Një metodë diagnostike jo-invazive që përdoret për të vlerësuar zhvillimin e fetusit, strukturat e mitrës dhe gjendjen e placentës gjatë shtatzënisë.
Vlerësimi i riskut
Vlerësimin e riskut për anomali fetale me anë të Bi-Testit, Triple-Testit dhe NIPT
Amniocentezë, Coriovilocentezë.
Dy procedura diagnostike invazive të përdorura gjatë shtatzënisë për të identifikuar anomali gjenetike dhe kromozomale tek fetusi.
Reduktimi embrional në shtatzëni multiple
Një procedurë mjekësore që përdoret për të ulur numrin e embrioneve në një shtatzëni multiple (me shumë fetuse).