Obstetrikë

Gjinekologji

Infertiliteti

Analiza

Obstetrikë

Gjinekologji

Infertilitet

Analiza

Riprodhimi Mjekësor

Trajtim Infertiliteti

Ngrirja e Embrioneve

Ndjekja e Çiftit

Rreth Nesh

Klinika “Gliozheni” është një nga strukturat private më të kompletuara dhe më të njohura në Shqipëri, në fushën e obstetrikës, gjinekologjisë dhe infertilitetit. Klinika Gliozheni është e fokusuar në dhënien e ndihmës ndaj shëndetit të gruas gjatë gjithë etapave të jetës së saj.

Ajo ka në përberje të saj një grup mjekësh që prej vitesh punojnë në këtë specialitet dhe në mënyrë të veçantë edhe në fushën e diagnostikimit dhe kurimit te infertilitetit të çiftit.

Misioni i klinikës është që të ofrojë shërbim të kualitetit të lartë në fushën e obstetrikës, gjinekologjisë dhe riprodhimit human, mbështetur në një profesionalizëm, korrektësi e përkushtim të stafit si dhe në një ambient krejt miqësor për pacientët.

Stafi i klinikës është pranë jush, për t’ju keshilluar dhe ndihmuar në problemet e ndryshme shëndetësore të lidhura me sistemin riprodhues, për t’ju dhënë opsionet më të mira lidhur me diagnozën dhe trajtimin e patologjive të ndryshme, duke respektuar zgjedhjet, nevojat dhe preferencat që ju keni.

Prof. Dr. Orion Gliozheni

Prof. Dr. Orion Gliozheni është obstetër-gjinekolog. Shef Shërbimi në Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni” në Tiranë.

Ai është nga specialistët më të njohur në këtë fushë. Profesor në Fakultetin e Mjekësisë dhe ka një kontribut të madh në fushën e shëndetit të nënës e fëmijës në vendin tonë. Është autor i shumë librave e artikujve shkencore dhe didaktikë.

Të Rejat

Vlerësime

Rezervo