Gjinekologji

Klinika "Gliozheni"

Gjinekologjia është arti i kujdesit për jetën dhe shëndetin e gruas!

Ne vlerësojmë rëndësinë e madhe që ka shëndeti seksual dhe riprodhues i gruas për jetën e saj. Ky shëndet nuk ka të bëjë vetëm me mirëqenien e përditshme të gruas, por me çdo fazë të jetës së saj, duke filluar nga puberteti, adoleshenca, lindja e fëmijëve dhe jeta riprodhuese, menopauza dhe postmenopauza. Secila prej këtyre periudhave të jetës së gruas ka problemet specifike të saj, dhe klinika jonë ju siguron një shërbim të kualifikuar dhe profesional si dhe aparatura bashkëkohore për diagnozën dhe trajtimin e çdo patologjie.

Në këtë kuadër klinika Gliozheni ofron:

Ekografi gjinekologjike

Është një procedurë diagnostikuese jo-invazive që përdor valët ultrasonografike për të vlerësuar organet riprodhuese femërore

Histeroskopi

Një procedurë mjekësore që përdoret për të ekzaminuar dhe trajtuar brendësinë e mitrës (kavitetin uterin) duke përdorur një instrument të hollë të quajtur histeroskop

Vizita dhe konsulta

Vizita dhe konsulta gjinekologjike, lidhur me probleme si: kontracepsioni, sëmundjet seksualisht të transmetueshme etj

Kolposkopi

Një procedurë diagnostikuese që përdoret për të ekzaminuar me kujdes qafën e mitrës, vaginën dhe vulvën për praninë e qelizave ose indeve të dyshimta.

Pap-Test

Procedurë e thjeshtë dhe jo-invazive që përdoret për të kontrolluar ndryshimet qelizore në qafën e mitrës.

Biopsi e columit

Biopsia e columit (biopsia e qafës së mitrës) është një procedurë mjekësore gjatë së cilës merret një copë e vogël indi nga qafa e mitrës për t’u ekzaminuar në laborator.

Trajtim i kondilomave

Kondilomat, të njohura ndryshe si gunga ose polipa të shkaktuar nga viruset HPV (Human Papilloma Virus), janë lezione të vogla që shfaqen kryesisht në zonën gjenitale dhe anale.

Aspirim kisti ovarial

Procedurë mjekësore minimale invazive që përdoret për të trajtuar kistet ovariane, veçanërisht ato që janë të lëngshme dhe mund të përmbajnë qeliza jo malinje.

LEEP

Një procedurë gjinekologjike e përdorur për të trajtuar ndryshime të dyshimta ose precancerogjene në qafën e mitrës, të zbuluara zakonisht pas një testi Pap testi ose kolposkopie.

Histeroskopi diagnostike

Histeroskopia diagnostike është një procedurë mjekësore minimale invazive që përdoret për të shqyrtuar brendësinë e mitrës me anë të një aparati të veçantë të quajtur histeroskop.

Histeroskopi kirurgjikale

Histeroskopia kirurgjikale është një procedurë minimale invazive që përdoret për diagnostikimin dhe trajtimin e problemeve brenda mitrës.

Dilatacioni dhe kyretazhi diagnostik

Dilatacioni dhe kyretazhi diagnostik është një procedurë mjekësore e rëndësishme që përdoret për të marrë mostrat e indeve nga brenda mitrës, me qëllim të diagnostikimit të saktë të problemeve gjinekologjike.

Rezervo