Infertilitet

Klinika "Gliozheni"

Ne kthejmë shpresën në mundësi për ata që ëndërrojnë një familje!

Klinika Gliozheni ju ofron mundësitë më të mira bashkëkohore për diagnozën dhe trajtimin e problemeve të infertilitetit bashkëshortor.

Stafi ynë është i specializuar në të gjitha aspektet e endokrinologjisë së riprodhimit, duke përfshirë trajtimin e endometriozës, fibromave uterine, problemeve të ovulacionit, patologjive tubare, si dhe çrregullimeve mashkullore që lidhen me infertilitetin.

Klinika jonë disponon procedurat dhe teknologjitë më të avancuara të kohës, për të mundësuar arritjen e një shtatzënie, qoftë në mënyrë natyrale, ashtu edhe përmes teknikave të riprodhimit të asistuar.

Në këtë kuadër klinika Gliozheni ofron:

Inseminimi intrauterin (IIU)

Një procedurë e thjeshtë dhe minimisht invazive që përdoret si trajtim për infertilitetin. Qëllimi i kësaj metode është të rrisë shanset për shtatzëni duke futur spermatozoidët e përzgjedhur drejtpërdrejt në mitrën e gruas gjatë periudhës ovulative.

Fertilizimi in Vitro
(FIV-ET, ICSI)

Një teknikë e avancuar e riprodhimit të asistuar që përdoret për trajtimin e infertilitetit. FIV përfshin fertilizimin e vezës nga spermatozoidi jashtë trupit të gruas, në një mjedis laboratorik, dhe më pas transferimin e embrionit të krijuar në mitrën e saj.

Konxhelimi ( Ngrirja e vezëve)

Një proces mjekësor i ruajtjes së qelizave riprodhuese (si sperma, vezët, ose embrionet) në temperatura shumë të ulëta për një periudhë të gjatë kohe, duke ruajtur cilësinë dhe funksionalitetin e tyre.

Biopsia testikulare (TESA, TEFNA)

Një procedurë mjekësore që përdoret për të mbledhur spermatozoide nga testikujt tek burrat që kanë probleme me prodhimin ose daljen e spermës.

Biopsia embrionale

Një procedurë delikate dhe e avancuar që përdoret për të marrë një numër të vogël qelizash nga një embrion të zhvilluar në laborator gjatë një cikli të fertilizimit in vitro (FIV).

Spermiograma

Spermiograma është një analizë laboratorike që përdoret për të vlerësuar cilësinë dhe sasinë e spermës dhe ndihmon në diagnostikimin e mundshëm të shkaqeve të infertilitetit mashkullor.

Testi i defragmentimit të ADN-së SP

Testi i defragmentimit të ADN-së së spermës është një analizë laboratorike që vlerëson cilësinë e materialit gjenetik të spermës, duke matur nivelin e dëmtimit ose fragmentimit të ADN-së së spermatozoidëve.

Swelling Test

Swelling Test për spermatozoidet është një analizë laboratorike që përdoret për të vlerësuar integritetin funksional të membranës qelizore së spermatozoideve në materialin seminal.

Ekzaminime të ndryshme

 Ekzaminime të ndryshme laboratorike në kuadër të bilancit të infertilitetit (si për femrat ashtu dhe për meshkujt).

Rezervo