Infertiliteti
- /
- Infertiliteti


Infertiliteti
Infertiliteti përkufizohet si paaftësia për të konceptuar një shtatzëni, pas 1 viti marrëdhëniesh seksuale të rregullta dhe të pambrojtura (pa përdorur masa kontraceptive).
Duhet pasur parasysh që:
> 65% e çifteve konceptojnë brenda 6 muajve
> 80% e çifteve konceptojnë brenda 1 viti
> 85% e çifteve konceptojnë brenda 2 viteve
Infertiliteti ndahet në dy kategori të medha:
> Infertiliteti primar, kur nuk ka ndodhur asnjë shtatzëni e mëparshme.
> Infertiliteti sekondar, kur ka qenë e dokumentuar një shtatzëni e mërparshme, qoftë kjo një lindje e gjallë, një abort apo një gravidancë ekstrauterine (barrë jashtë mitrës).
Terma të tjerë që hasen në lidhje me infertilitetin janë:
> Fekondabiliteti që është përqindja e shansit që ka një grua për të konceptuar në një cikël (18-20%).
> Hypofertiliteti që ka të bëjë me uljen e fekondabilitetit nga një anomali minore e gruas, burrit apo e vetë çiftit.
Shkaqet e infertilitetit janë:
> Faktori femëror
> Anovulacioni
> Faktorët pelvik (legeni i femrës) me patologji të tubave, të mitrës apo endometriozë
> Mosha
> SST (Sëmundje Seksualisht të Transmetueshme)
> Kemioterapia
> Faktorët gjenetik
Faktori mashkullor
> Faktorë Pre-testikular (hipogonadizmi hipogonadotrop, obeziteti, duhani e alkooli, faktoreë gjenetik si translokacionet, medikamentozë).
> Faktorë testikular (anomali anatomike, idiopatike, infeksioze, rrezatimi, gjenetike si sindroma Klienefelter).
> Faktorë post-testikular (Ejakulacioni retrograde, impotenca, hypospadia e epispadia, dëmtime të duktusit deferens).
Ekzaminimet për meshkujt:
> Analizë e spermës (Spermograma)
> Testim hormonal
> Testim gjenetik
> Biopsi testikulare
Trajtimi për meshkujt:
> Trajtimi i infeksioneve
> Trajtimi i problemeve të disfunksionit seksual
> Trajtim hormonal e medikamentoz
> Teknologjia e riprodhimit të asistuar







Ekzaminimet për femrat:
> Test ovulacioni (nivel hormonal femëror)
> Histerosalpingografi (radiologji e aparatit gjenital femëror)
> Testi i rezervës ovariale
> Testime hormonale
> Testime nëpërmjet imazherisë
Trajtimi për femrat:
> Stimulim i ovulacionit nëpërmjet terapisë medikamentoze
> IUI (inseminimi intrauterine)
> Kirurgjia e trajtimit të problemeve mekanike (polipe uterine, anomaly kongenitale uterine, etj)
> Teknologjia e riprodhimit të asistuar (FIV- Fertilizimi In Vitro)
> ICSI (Intracytoplasmic Sperm Injection)
> Hatching i asistuar
> Donacion i ovocitit apo spermatozoidit
Kur duhet të konsultoheni me klinikën tonë:
> Kur jeni munduar të konceptoni për 6 muaj ose më shumë
> Jeni mbi 40 vjeç
> Kur keni çrregullime të ciklit apo nuk keni perioda fare
> Keni probleme të njohura të infertilitetit
> Jeni diagnostikuar me endometrioze apo me Semundje Inflamatore Pelvike
> Keni bere me shume se 1 abort
> Keni bere trajtim kemioterapeutik/hormonal/radioterapeutik
> Keni probleme me spermën
> Keni probleme anatomike testikulare
> Keni bërë vazektomi të mëparshme
> Keni bërë ndërhyrje inguinale apo skrotale
> Testikuj të vegjel, ulje e libidos apo disfunksion seksual
> Keni dëshire të informoheni mbi fertilitetin tuaj.