Kur një bebe provon shije të reja si frutat apo perimet, në disa raste nuk pranon ti konsumojë ato. Kjo është normale pasi atij i nevojitet pak kohë të mësohet me ushqimin dhe shijet e ndryshme.
Por ka disa mënyra se si fëmija juaj mund të provojë ushqimet të reja:
1-Është më mirë kur fëmija sheh familjarët e tjerë duke ngrënë.
2-Jepini pavarësi duke e lënë të ushqehet vetë.
3-Lejoni të familjarizohet me një lloj ushqimi pa e konfuzionuar me një shumëllojshmëri të gjerë.
4-Evitoni ushqimet e gatshme me kripë apo sheqer të shtuar pasi mund ti tërheqin vëmendjen dhe mund të dëshiroj ti konsumoj, por nuk e ndihmojnë siç duhet në marjen e vlerave ushqimore.