Të reja

Shpresa.R

Kur u përballëm me vështirësinë për të patur një fëmijë dhe pas disa përpjekjeve asnjëra nuk funksionoi u bëmë disi mosbesues. Kur erdhëm tek kjo klinikë na pëlqeu fakti që na e shpjeguan se ku qëndronte problemi jonë qartë dhe pa humbur kohë. Vendosëm që të ndiqeshim këtu sepse na trajtuan mbi të gjitha me seriozitet. Siç e thashë dhe në fillim, ne ishim mosbesues dhe të stresuar por ja që mjekët na bindën për të mos u dorëzuar. Sot falenderojmë ditën që erdhëm në këtë klinikë. Duam një motër ose një vëlla për vogëlushen tonë që së shpejti do të mbushë 3 vjeç dhe jemi të gatshëm ta provojmë sërish metodën e fekondimit in vitro. Nga përvoja jonë mund të them me bindje se kishim të bënim me një ekip të mirë por mbi të gjitha me njerëz të mirë që na shoqëruan hap pas hapi. Pastaj sa për të aftë, unë falë tyre sot i gëzohem vogëlushes time Monika, ajo për mua është dëshmia më e mirë e profesionalizmit të tyre.

Rezervo