News

Eni.O

Ne ishim një çift i ri, e kishim menduar gjithmonë se pas martesës do të vinte në jetë fëmija jonë dhe kur shtatzënia nuk po arrihej filluam të shqetësoheshim. Ishte hera e parë që vizitoheshim në një klinikë gjinekologjike dhe duhet të pranoj që ishte e vështirë për mua dhe tim shoq të përballeshim me pamundësinë për të arritur një fëmijë në rrugë natyrale. Prandaj mbështetja që kemi gjetur tek mjekët ka qënë shumë e rëndësishme për ne. Në momentet tona më të vështira, gjatë komunikimit me ta mund të them se kemi gjetur besimin që na mungonte në atë periudhë, besimin se dhe situata jonë e kishte një zgjidhje. Do ju jem gjithmonë mirënjohëse, sot falë tyre bashkë me binjakët tanë ne jemi më në fund një familje e lumtur

Rezervo