News

Ermir.K

Ishte e thjeshtë të punoje me Dr.Orionin dhe Dr.Krestonin, ata ishin gjithmonë të gatshëm për t’ju përgjigjur pyetjeve tona të shumta. Mund të them se i gjithë proçesi, sado i vështirë dhe i gjatë, rezultoi i kënaqshëm. Gjithçka na sqarohej në terma të kuptueshëm. Në fakt kishim provuar më përpara qëndra të tjera infertiliteti jashtë Shqipërisë dhe të themi të drejtën jemi ndjerë më tepër si një numër më shumë në listat e tyre, ndërkohë që tek Klinika Gliozheni kemi ndjerë se vërtet janë interesuar për ne dhe janë kujdesur për të organizuar një plan që i është përshtatur nevojave të mia dhe të gruas sime. Nuk na është thënë thjesht “ok do ta bëjmë këtë proçes” pa na pyetur paraprakisht për situatën dhe problemet tona ndër vite. Këtu bëhet një punë shumë e mirë. Ne ua kemi rekomanduar dhe të afërmve tanë të cilët na kanë bërë që ta përforcojmë mendimin e mirë që kemi për stafin dhe cilësinë e shërbimit.

Rezervo